Mbahet punëtoria e Sigurisë Kibernetike nga oficerët e Ajovës-SHBA

Kosova

Mbahet punëtoria e Sigurisë Kibernetike nga oficerët e Ajovës-SHBA

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:19
Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe nënkoloneli Lawrence Yazzie

Në kazermën ,,Adem Jashari” të FSK-së, nga data 16-20.04.2018, është mbajtur punëtoria e gjashtë e sigurisë kibernetike, realizuar nga oficerë të Gardës Ajrore Kombëtare të Iowa-s-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në punëtori morën pjesë 17 oficerë dhe nënoficerë nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, falënderoi të pranishmit dhe në veçanti oficerët dhe nënoficerët nga Iowa, për bashkëpunimin dhe ndihmën që po japin për ngritjen dhe profesionalizimin e pjesëtarëve të FSK-së,  si dhe për mbështetjen e pakursyer të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe personalisht gjeneralit Timothy Orr.

“U jemi mirënjohës për punën tuaj, për atë që po bëni duke bartur përvojat tuaja tek pjesëtarët tanë, duke shkëmbyer përvojat në aspektin e mbrojtjes kibernetike, ju keni ndihmuar FSK-në, në ngritjen e një aseti mjaft të rëndësishëm, që për ne është fushë e re”, tha ai.

Ndërsa, nënkoloneli Lawrence  Yazzie, bëri një prezantim të punës së përbashkët gjatë kësaj jave, duke falënderuar për mirëpritjen, që ju është bërë në Kosovë , e veçanërisht në FSK.

“Ne kur kemi filluar bashkëpunimin në këtë fushë, kemi bërë dy vizita në vit, dhe këto vizita kanë ndikuar shumë në ngritjen e sigurisë dhe hapat që janë zhvilluar kryesisht kanë qenë në fushën e trajnimit, përdorimin e harduerëve, softuerëve dhe sistemeve tjera të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me mbrojtjen kibernetike”, tha nënkoloneli Yazzie.

Ai premtoi vazhdimin e realizimit të projekteve projekte specifike, që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat