Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit

Kosova

Kosova shënon përparim në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:57
Në takimin e dytë për prezantimin e Udhërrëfyesit per posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla

Kosova ka miratuar dhe po zbaton strategjinë e saj për armët e vogla, armët e lehta dhe kontrollin e eksplozivit 2017 -2021.

Kështu u tha në takimin e dytë për prezantimin e  Udhërrëfyesit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për posedimin e paligjshëm, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla dhe të lehta (AVL) në Ballkanin Perëndimor, brenda vitit 2025, i cili u mbajt në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka vuri në dukje se për përmbushjen e plotë të objektivave që dalin nga Strategjia  e AVL-së, por edhe nga Udhërrëfyesi, në të ardhmen nevojitet përkrahja e vazhdueshme e partnerëve siç janë SEESAC, UNDP etj.

“Ne synojmë që përmes projekteve konkrete të vazhdojmë të marrim përkrahjen e mëtejme në drejtim të realizimit  të qëllimeve të përbashkëta, kontrollin e AVL-së dhe minimizimin e rrezikut për qytetarët tanë nga përdorimi i armëve, respektivisht krijimin e ambientit të sigurt për qytetarët tanë”, theksoi zëvendësministri Zeka.

Ai tha se Kosova po merr pjesë në zbatimin e Planit të Veprimit për trafikimin e paligjshëm të armëve të zjarrit në mes të BE-së dhe rajonit të Evropës Juglindore  dhe se vendi ynë është përmirësuar ndjeshëm në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit.    

“MPB-ja ka një bazë të dhënash në të cilën regjistron të gjitha armët e importuara në Kosovë, me ç ‘rast shënohen menjëherë pas mbërritjes”, tha zëvendësministri Zeka.

Ndryshe, Ligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municioneve dhe materialeve shpërthyese u miratua në mars të 2017-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat