Konjufca: Raporti i progresit, alarm për të gjithë ne

Kosova

Konjufca: Raporti i progresit, alarm për të gjithë ne

Më: 20 prill 2018 Në ora: 13:29
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se gjatë leximit të këtij raporti ka hasur në dy fjalët më të përdorur në gjuhën angleze, termi ‘early stage’ do të thotë janë hapat më të e tyre të parë dhe termi i dytë ‘weak’, i dobët dhe përdoret për shumë fusha në jetën tonë, duke filluar prej arsimit e deri tek mbikëqyrja që e ka Parlamenti mbi Qeverinë.

“Këto dy terme janë më të përdorura në raportin e progresit dhe kjo duhet të na shqetësojë shumë. Unë kam arritur t’i nxjerr 22 përfundime shumë të rëndësishme e që dua ti ndaj me ju.  Sistemi gjyqësor është në fazë të hershme, pra ‘early stage’. Vet sistemi i drejtësisë karakterizohet në hapat e tij të parë. Institucionet e gjyqësorit ende mbeten të cenueshme nga ndikimi politik. Termi anglisht që përdoret është ‘politicial influenc’  dhe kapacitetet e gjyqësorit nuk qëndrojnë mirë, çka do të thotë kjo. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme. Sepse ne kemi sistem të drejtësisë që 17 vjet. Pas 17 viteve që ke filluar me ndërtuar sistem të drejtësisë, me të ardh një raport i vlerësimit të BE-së që thotë se je duke i hedhur hapat e parë, kjo do të kishte qenë deri diku e pranueshme në vitin 2004. Por në vitin 2018, kjo është me të vërtetë e papranu eshme dhe duhet të jetë një lloj alarmi i cili duhet të na vejë në lëvizje të gjithëve”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat