Në fundjavë mot kryesisht me diell

Kosova

Në fundjavë mot kryesisht me diell

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:41
Ilustrim

Temperaturat e ajrit edhe pse kanë pësuar një rënie të lehtë, mbeten mbi vlera mesatare, e në fundjavë gradualisht do të vazhdojnë të rriten tutje. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 9C, e ato maksimale nga 19C deri në 24C.

20.04 - Mot kryesisht me diell. Pasdite me vranësira kalimtare.

21.04- Mot më i ngrohtë, kryesisht me diell. Të dielen pasdite, rreth viseve malore do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, por pa të reshura.

22.04 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s, e në fundjavë erë e lehtë kryesisht nga krahu verior 1-2m/s.

Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat