Prokuroria Speciale kërkon dënimin e Zoran Vukotic për krimet në Vushtrri

Kosova

Prokuroria Speciale kërkon dënimin e Zoran Vukotic për krimet në Vushtrri

Më: 19 prill 2018 Në ora: 20:23
Pamje nga gjykimi

Në një seancë të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, u dhanë fjalët përfundimtare ndaj akuzave për krime lufte ndaj Zoran Vukotic i cili akuzohet për krimet e luftës në Vushtrri dhe në veçanti krimet e kryera gjatë masakrës së 2 majit 1999.

Në fjalën e tij përfundimtare, të cilën e ka dhënë në formë të shkruar Prokurori Special i EULEX-it, Paul Flynn ka kërkuar dënimin dhe shpalljen fajtor të Vukotic.

Sipas fjalës përfundimtare të prokurorit, e cila u lexua gjatë seancës Vukotic ka marrë pjesë në krime lufte dhe disa vrasje si vrasjen e Adnan Bunjaku dhe Eshref Raqices si dhe një 14 vjeçarit të paidentifikuar nga Gjykata. Dhe këto nuk janë vrasjet e vetme që kreu Vukotic sipas Prokurorit Special të EULEX-it. Vukotic sipas dëshmitarëve akuzohet po ashtu që ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore shqiptarë në burgun e Smrekonicës.

Mbrojtësi i viktimave kërkoi edhe kompensimin material e juridik për dëmet ndaj viktimave. Derisa aktgjykimi final ndaj tij pritet të shpallet në fund të muajit maj në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat