Zëvendësministrja e Kosovës shkruan në CV se di të kërkojë në internet

Kosova

Zëvendësministrja e Kosovës shkruan në CV se di të kërkojë në internet

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:38
Rejhan Vuniqi

Aftësitë kompjuterike siç janë operimi në sistemet operative Windows e iOS janë bërë të zakonshme në CV-në e atyre që kërkojnë dhe gjejnë punë, por një zëvendësministre e qeverisë së Ramush Haradinajt ka edhe një tjetër aftësi kompjuterike: se si të kërkojë në internet, në Wikipedia dhe se si ta përdorë emailin.

Rejhan Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme nga partia e Behgjet Pacollit, në CV-në e saj që është e publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së, përveç përvojë së punës dhe arsimimit, ka shkruar se di të punojë në Windows me programet e Microsoft Office.

Krejt në fund të CV-së ajo ka shkruar: “Internet: Wiki, E-Mail, Search, etc”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat