37 aksidente trafiku dhe 25 të arrestuar për 24 orë

Kosova

37 aksidente trafiku dhe 25 të arrestuar për 24 orë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe në 24 orët e fundit numri i aksidenteve ka qenë i lartë.

Në këtë periudhë, kanë ndodhur 37 aksidente, prej tyre 13 me të lënduar dhe 24 pa lëndime në njerëz.

Tutje, policia ka shqiptuar 1 mijë e 170 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion.

Po ashtu, për 24 orë policia ka arrestuar 25 persona, 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat