Thesari amerikan dhe USAID vlerësojnë performancën e MF-së

Kosova

Thesari amerikan dhe USAID vlerësojnë performancën e MF-së

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:10
Ministri i Financave Bedri Hamza ne takim me zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan dhe USAID-it Larry McDonald dhe Gretchen Birkle.

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takim me zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan dhe USAID-it Larry McDonald dhe Gretchen Birkle.

Me këtë rast,   Hamza i njoftoi zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan dhe USAID-it me progresin e Kosovës në fushën e financave që ka bërë Kosova dhe po ashtu edhe me sfidat për të ardhmen.

“Ministri Hamza gjithashtu e vlerësoi shumë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë për Kosovën në këtë rast për Thesarin dhe USAID-in Amerikan që kanë ndihmuar në shumë fusha të zhvillimit ekonomik duke përfshirë edhe asistencën e dhënë në ngritjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ngritja e kapaciteteve profesionale njerëzore në institucionet tona nuk është shpenzim por është investim në të ardhmen e mirë të ndritur të  Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media nga kjo Ministri.

Siç thuhet në komunikatë ministri është shprehur i lumtur që USAID-i dhe Thesari Amerikan janë pjesë e historisë së suksesit jo vetëm të Ministrisë së Financave por edhe gjithë zhvillimit të Kosovës.

 Ndërsa, zyrtarët e lartë amerikanë Larry McDonald dhe Gretchen Birkle, vlerësuan lart zhvillimet pozitive që po ndodhin në Kosovë.

“Këto zhvillime nuk do të ishin të mundura pa vendimet e mëdha të marra në Ministri të Financave. Ata gjithashtu vlerësuan performancën  buxhetore të Kosovës, politikën fiskale në ndihmë të biznesit, fondin për garantimin e kredive etj”, thuhet në komunikatën e MF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat