Maturantëve të Malishevës iu lejohet ekskursioni jashtë vendit

Kosova

Maturantëve të Malishevës iu lejohet ekskursioni jashtë vendit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:23
Foto

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, ku ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar, përmes së cilit, iu ishin ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të komunës, vitin e kaluar, Kuvendi i Komunës së Malishevës, me vendimin e datës 24.07.2017, i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, iu kishte ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.

“Në nenin e parë të këtij vendimi, thuhej: Miratohet kërkesa e anëtarëve të Kuvendit për ndalimin e ekskursioneve rekreative jashtë Republikës së Kosovës, për maturantët e shkollave të mesme të larta në Komunën e Malishevës. Me 27 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, kanë shfuqizuar vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të padrejtë dhe në të njëjtën kohë, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, gjatë diskutimeve dhe deklarimeve të tyre, kërkuan  që të udhëzimet e MASHTK, për organizimin e ekskursioneve të zbatohen në përpikëri”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat