Bashkatdhetari Besnik Ademi dhuroi 30 kompjuterë për shkollat e Klinës - Bota Sot
Bashkatdhetari Besnik Ademi dhuroi 30 kompjuterë për shkollat e Klinës

Kosova

E enjte, 26 prill 2018

Bashkatdhetari Besnik Ademi dhuroi 30 kompjuterë për shkollat e Klinës

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:29
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka pritur sot bashkatdhetarin dhe veprimtarin, Besnik Ademi, nga fshati Poterq i Lartë të kësaj komune, me punë të përkohshme në Luzern të Zvicrës.

Siç njofton Komuna e Klinës, veprimtari dhe humanisti Ademi, ka informuar kryetarin e Komunës se për  tri shkolla të kësaj komune, shkollën e Zllakuqanit, të Jagodës dhe të Poterqit ka sjelle 30 kompjuterë, me qëllim të pajisjes së kabineteve të teknologjisë informative të këtyre shkollave.

Kryetari Elezaj ka falënderuar humanistin Ademi dhe është shprehur se kontributi i komunitetit tonë në diasporë nuk ka munguar asnjëherë, po ashtu nuk po mungon edhe sot.

“Ne ju jemi mirënjohës ju veprimtarëve dhe humanitarëve të mërgatës sonë në perëndim, për gjithçka çfarë keni bërë për vendlindjen dhe atdheun. Edhe gjatë okupimit, por edhe pas mbërritjes së frymës së lirisë në Kosovë, ju keni ndihmuar vendlindjen dhe atdheun tuaj në shumë fusha të jetës, sidomos në fushën e arsimit, si segmenti më rëndësishëm i shoqërisë”, i ka thënë kryetari veprimtarit Ademi.

Ademi kërkoi nga kryetari Elezaj që shkollat e kësaj komune t’i shohin prioritetet dhe premtoi se është në gjendje të sjellë edhe 30 kompjuterë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test