Përkujtohen martirët e Malishevës të Gjilanit

Kosova

Përkujtohen martirët e Malishevës të Gjilanit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:54
Foto

Këshilli i fshatit Malishevë, nxënësit e shkollës “Abdullah Tahiri” dhe banorë të shumtë të fshatit, kanë bërë homazhe pranë përmendores së dëshmorëve në qendër të fshatit dhe tek varret e martirëve të vrarë në këtë lokalitet.

Rashit Sahiti, kryetar i Këshillit të Fshatit, ka thënë se 19 vjet më parë pikërisht më 16 prill 1999 janë torturuar e më vonë edhe vrarë martirët Adem Salihu, Naser Neziri, Muhamet Ibrahimi, Avdi Mustafa dhe Hasan Mustafa, duke u bërë kështu themel i fuqishëm i lirisë së Kosovës, të cilën po e gëzojmë të gjithë ne së bashku.

Sahiti bëri të ditur, po ashtu, që gjithmonë kjo ditë do të jetë në kalendarin e nderimit të veprës së dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit, të cilën populli shqiptarë e ka paguar më gjakun e mijëra të djemve e vajzave, të cilët tashmë janë në përjetësi.

Xhëlil Neziri, në emër të familjes, ka falënderuar të pranishmit dhe ka kërkuar që për martirët e vrarë në malishevë të ngritet një përmendore në vendin e vrasjes së tyre, e cila do të ishte një kujtim i gjatë në memorjen e brezave të arshëm, që të kujtoheshin gjithmonë ata që kanë dhënë jetën për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat