19 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Kosova

19 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Më: 16 prill 2018 Në ora: 07:38
Shkëlzen Haradinaj

Sot shënohet 19-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

Me këtë rast OVL e UÇK-së në Dukagjin mban homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, si dhe  te shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë.

Në përkujtim të 19-vjetorit të rënies heroike, do të mbahet edhe një akademi përkujtimore, në të cilën do të marrë pjesë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997në kufirin shqiptaro-shqiptar, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat