Reshitaj: Vitin e ardhshëm do të nisë autostrada Badofc-Slivovë-Kamenicë

Kosova

Reshitaj: Vitin e ardhshëm do të nisë autostrada Badofc-Slivovë-Kamenicë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 16:02
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në ceremoninë e nisjes të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Aty ajo paralajmëroi nisjen të një autostrade tjetër, asaj Badovc-Slivovë-Kamenicë

“Sot në 19 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, simbolit të krenarisë, sakrificës sublime, për liri e pavarësi, po jetësojmë një vepër madhështore që do t’i shërbejë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka deklaruar Reshitaj.

Simbolika e kësaj date dhe e këtij vendi, sipas saj,  e bën edhe më të veçantë këtë ceremoni.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po luan një rol të rëndësishëm ne procesin e ndërtimit të rrugëve dhe autostradave në Kosovë, duke evituar prolongimet që kishin ndodhur në të kaluarën në procesin e shpronësimit të pronave”.

“Siguroj qytetarët se vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i autostradës Badofc-Slivovë-Kamenicë, me të cilën edhe Gollaku do të këtë autorrugën e saj me të cilën qytetarët do të intensifikojnë lidhjet e tyre familjare, shoqërore e ekonomike”.

“Duke ndërtuar rrugë, ne ndërtojmë të ardhmen tonë evropiane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat