Haliti pritet në takim nga Presidenti i qytetit të Winrthurit

Kosova

Haliti pritet në takim nga Presidenti i qytetit të Winrthurit

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:05
Pamje nga pritja që i është bërë kryyetarit Haliti nga presidenti i qytetit të Vinterrthur

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, u prit sot në një takim miqësor nga Michael Kunzle, Presidenti i Qytetit Winterthur, Kantoni të Zyrihut. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi Kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e shtetit Helvetik për shtetin e Kosovës. Haliti shtoi se kjo komunë ju është përherë mirënjohës qyetarëve Zviceran për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë komunës sonë dhe Kosovës në përgjithësi, duke potencuar se në shënjë respekti për këtë shtet ata kanë edhe një shesh që mbanë emrin e njërës ndër diplomatëve më të çmuar të saj.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje Komuna e Vitisë, ka emruar në qëndër të qytetit të saj një shesh me emrin e kryediplomatës, Micheline Calmy-Rey, ku edhe valvitin flamujtë e shtetit tone si dhe ai i shtetit mik Zvicrrës, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti. E Presidenti Kunzle u shprehi gatshëm për bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe tha se me shumë se 2000 familje shqiptare jetojnë në Winterthur një pjesë e madhe prej tyre janë nga Komuna e Vitisë. Kurse ai shtoj se ftesën e kryetarit Haliti për të vizituar Vitinë e mirepret.

Përndryshe vlersohet se 10% e popullsisë së Kosovës apo rreth 200 mijë qytetar jetojnë në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat