Lekaj: Nuk ka aktakuzë, është pretendim i Prokurorisë

Kosova

Lekaj: Nuk ka aktakuzë, është pretendim i Prokurorisë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:14
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj nuk ka dashur të komentojë në lidhje me ngritjen e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale.

Lekaj tha se këtë cështje do t’ia lë Gjykatës ndërsa thotë se ai ende nuk ka asnjë vendim zyrtar nga  Prokuroria se ndaj tij është ngritur ndonjë aktakuzë.

Lekaj: Nuk ka aktakuzë, është pretendim i prokurorisë

“Së pari e keni gabim kur thoni se është ngritur aktakuzë. Këto janë pretendim të prokurorisë, dhe duhet të vërtetohet në gjykatë. Prandaj, unë asnjë vendim nuk e kam prej Gjykatës, por as nga Prokuroria. Nuk do të them as më shumë as më pak, por do t’ia lë fjalën Gjykatës”, ka thënë ministri Lekaj.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Lekajt me akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare në khën kur ka qernë kryetar i Gjakovës.

Ngritjen e aktakuzës ndaj Lekajt e ka konfirmuar dje për KosovaPress prokurori special Faik Halili.

Pal Lekaj e udhëheq njërën nga Ministritë që i kanë takuar AAK-së në koalicion me PDK-në dhe Nismën. Lekaj ka qenë kryetar i Gjakovës në dy mandate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat