I mbyllen sytë Hasan Prishtinës, policia ndalon organizatorin

Kosova

I mbyllen sytë Hasan Prishtinës, policia ndalon organizatorin

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:57
Univeristeti Hasan Prishtinës, shtatorja e të cilit është në oborrin e rektoratit

Organizata “Demokracia studentore” me një aksion simbolik ka protestuar para Rektoratit të UP-së ku edhe kanë kërkaur dorëheqjen e rektorit Marjan Dema dhe menaxhmentit të UP-së.

Organizatorët ia kanë mbyllur sytë Hasan Prishtinës, shtatorja e të cilit është në oborrin e rektoratit.

Kjo si shenjë simbolike që mos ta shikojë turpin që sipas drejtuesit të Demokracisë Studentore Mexhid Ramusa mos ta shikojë turpin që po e bën Rektoratit karshi studentëve të Universitetit.

Ramusa tha se do të ngritin padi për të gjithë shkelësit që janë në kundërshtim me ligjin.

Ai tha se kanë dëshmi për të gjithë ata që sot po kërkojnë të largohen nga pozitat që kanë brenda UP-së, duke theksuar që dekani i Fakultetit të Artëve ligjëron 43 lëndë në UP.

Ramusa  ka dashur të shënojë disa parulla në muret e rektoratit, por nuk është lejuar nga sigurimi i këtij institucioni, ku edhe ndodhi një përleshje mes tyre.

Në këtë përleshje ka reaguar edhe Policia ku ai është ftuar brenda rektoratit ndërsa protestuesit janë ende duke qëndruar para këtij institucioni.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat