Biznesmenë nga Gjermania dhe Zvicra interesohen për investime në Mitrovicë

Kosova

Biznesmenë nga Gjermania dhe Zvicra interesohen për investime në Mitrovicë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 10:26
Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovës janë takuar me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica.

(E plotesuar)- Përfaqësues të lartë të Kompanisë "RPP-Germany", Safet Sadiku dhe Avni Nasufoski, janë pritur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në qytetin e Mitrovicës.

Nasufoski ka zbuluar detaje lidhur me projektin energjetik, i cili ka për qëllim grumbullimin dhe riciklimin e plehrave dhe prodhimin e energjisë.

Sipas tij, realizimi I këtij projekti në qytetin e Mitrovicës parashikon investime mbi 25 milionë euro, ndërsa në nivel të Kosovës gjithsej rreth 100 milionë.

“Realizimi eventual i këtij projekti madhor do të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik të qytetit të Mitrovicës dhe përmirësimin e cilësisë për qytetarët e saj”, ka thënë Nasufovski.

Në anën tjetër, kryetari Bahtiri pasi ka falënderuar të pranishmit për interesimin e tyre për të investuar në Mitrovicë dhe në Kosovë, ka njoftuar të pranishmit lidhur me kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për investitorët e huaj.

“Komuna e Mitrovicës ofron kushte dhe lehtësira shumë të mëdha për të gjithë ata që synojnë të investojnë në projekte të ndryshme, duke përfshirë dhënien e tokës falas, pastaj edhe lehtësirat tjera tatimore dhe të ngjashme”, tha Bahtiri. 

Shikohen mundësitë për bashkëpunim me Kuvajtin në fushën e punësimit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al Jassim, të cilin e informoi rreth angazhimeve dhe planeve të MPMS-së, në fushat përkatëse.

Ministri Reçica e falënderoi ambasadorin e Kuvajtit për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha  proceset  e saj më të rëndësishme.

Ndërsa, diplomati Al Jassim falënderoi ministrin Reçica për pritjen dhe takimin konstruktiv dhe ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e pa rezervë të shtetit të Kuvajtit për Republikën e Kosovës.

Reçica dhe Al Jassim u dakorduan për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në çështje prioritare, nëpërmjet bashkërendimit të veprimeve në fusha përkatëse dhe shikimin e mundësive të bashkëpunimit të përafërt me shtetin e Kuvajtit në fushën e punësimit dhe mirëqenies se qytetarëve në përgjithësi.

OAK kërkon nga Ministria e Punës rritje të komunikimit me bizneset

Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovës janë takuar me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica.

Kryetari i Bordit të OAK Skënder Krasniqi theksoi   rëndësinë e koordinimit më të mirë në mes të Ministrisë dhe përfaqësuesve të bizneseve në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zvogëlimit të rasteve me asistencë sociale. 

Problemi me ligjet, ishte njëri nga shqetësimet e radhës që u ngritën në këtë takim, duke theksuar më tutje se Qeveria duhet të krijojë një mekanizëm efekti dhe kundër efekti nga një ligj i caktuar, në mënyrë që ai të mos e dëmtojë zhvillimin.

“Miratimi i ligjeve pa mbështetje të bizneseve, miratimi i ligjeve në kundërshtime me ligjet e tjera dhe shumë probleme të tjera kanë bërë që në Kosovë ligjet të jenë pengesë e zhvillimit të vendit. Kjo është edhe arsyeja kryesore e mosardhjes së investitorëve të huaj”, u tha në takim me ministrin e Punës.

 Siç u tha në takim duke e marrë parasysh këtë rritja e komunikimit në mes të Ministrisë dhe bizneseve, është një nevojë urgjente.

“OAK është e gatshme me gjithë kapacitetin e sajë të kontribuojë në ketë drejtim”, thuhet në njoftim të Odës.

 Gjatë këtij takimi  Krasniqi adresoi disa çështje specifike të cilat paraqesin një shqetësim për bizneset.

Theks i veçantë iu kushtua ligjit të lehonave, i cili po paraqet një barrë shumë të madhe për biznesin. Si i tillë, ky ligj duhet të jetë stimulues për punësimin e gjinisë femërore, marrë parasysh faktin se shkalla e punësimit të femrave është vetëm 12 përqind.

“Duke marrë parasysh madhësinë e bizneseve në Kosovë dhe nivelin e punësimit të grave është e domosdoshme dhe urgjente ndryshimi i Ligjit të Punës si dhe heqja barrës së madhe nga bizneset në Kosovë sepse pushimi i lehonisë është interes nacional për të cilën barrën kryesore duhet ta marrë Qeveria e jo biznesi. OAK kërkon që qeveria të paguajë 6 muajt e parë, 70 përqind të pagës ndërsa 3 muajt e tjerë biznesi” , tha Krasniqi.

 OAK theksoi edhe rastet specifike siç është Kroacia dhe Austria të cilat marrin përsipër pagesën 100 përqind të lehonisë nga ana e qeverisë.

 Ministri Reçica falënderoi OAK-në për adresimin e këtyre çështjeve dhe theksoi se problemet me ligje ekzistojnë dhe janë duke punuar në këtë drejtim.

Sipas ministrit, fokusi janë disa çështje të cilat kanë shënuar avancim e të cilat kanë të bëjnë me Reformën në sistemin pensional, ku si qëllim është përfundimi i koncept dokumentit të regjistrit pensional duke kontribuar kështu në rindërtimin e mirëfilltë të një sistemi të tillë.

 Ministri gjithashtu, u shpreh i hapur për çfarëdo mënyre të komunikimit, me qëllim që bashkëpunimi të jetë në nivel.

 Ai gjithashtu theksoi se do të jetë i pranishëm në takime të përbashkëta me bizneset, në mënyrë që drejtpërdrejt të i dëgjojë problemet që kanë bizneset me staf profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat