Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, dje në orët e vona të pasditës ka ndrruar jetë në moshën 77 vjeqare e sot është varros më nderime në varrezat e Vitisë Isuf S. Zuka, nga Pozharani me vendbanim në Viti. Isuf Zuka ishte njëri ndër kuadrot e para I cili ushtroi disa poste të rëndësishme në komunën e Vitisë në ish sistemin e Kosovës, deri në vitet kur Kosovës nga pushteti fashist serb iu autonomia me dhunë. I ndjeri menjëhërë u kyq ne veprimtarin atdhetare dhe kombëtare pëer tiu bërë ballë dhunës së organeve serbe të instaluara në cdo institucion të Kosovës.
I ndjeri disa herë ka qenë i përndjekur nga ish-pushteti serb në Kosovë, ai ka qenë i burgosur nga ky regjim për organizimin e rezistencës gjithpopullore të viteve 90-ta në Kosovë.Isufi ka lënë prapa vepra të mira në kohë të vështira për ata që dinë të vlerësojnë veprat e njerezve atëdhetarë dhe që kanë pas një vizion për vendin.Vepra dhe kontributi tij, në interest ë Kosovës do të kujtohet dhe vlerësohet nga ata që kanë punuar me të dhe kanë qenë bashkëpunëtor të tij.
I ndjeri për veprimtarinë e tij ishte keqtrajtuar disa herë fizikisht nga policia dhe sigurimi shtetror serb.Kujtimi për te do të jetë gjatë si dhe respkti për kontributin e tij ndaj vendit dhe gjeneratave qe e njohen dhe e respektuan.Qoft i perjeteshem kujtimi per te.I qoft I lehtë dheu I Kosovës.