Kryetari i Suharekës flet pas vrasjes së nipit 17 vjeç - Bota Sot
Kryetari i Suharekës flet pas vrasjes së nipit 17 vjeç

Kosova

E hënë, 23 korrik 2018

Kryetari i Suharekës flet pas vrasjes së nipit 17 vjeç

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:32
Blerand Muharremaj nga fshati Gjinoc, ishte nipi i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj

Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë dje në Suharekë, pasi është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij

Siç është mësuar tashmë viktima është Blerand Muharremaj nga fshati Gjinoc, i cili ishte nipi i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.

E pas kësaj tragjedie familjare, sot ka folur edhe kryetari Muharremaj.

Ai ka treguar për dhimbjen e madhe që po e përjeton familja Muharremaj për humbjen e djalit të tyre.

“Familja Muharremaj po përjeton dhimbje të madhe. Forca dhe ngushëllimi po prehen te mbështetja e dashamirëve dhe miqve, të cilët janë afër në këtë kohë të vështirë për ne”, ka shkruar Muharremaj.

Gjithashtu, është bërë e ditur se varrimi i Blerandit 17 vjeçar bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e Fshatit Gjinoc.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test