Nxënësit njihen me rolin e Kushtetueses

Kosova

Nxënësit njihen me rolin e Kushtetueses

Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:24
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi,me një grup nxënësish ,me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, ka pritur sot një grup nxënësish të përzgjedhur nga shkollat fillore në qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës.

Me këtë rast nxënësit nga kreu i Kushtetueses janë njohur mbi historikun e hartimit të aktit më të lartë juridik dhe rëndësinë që ka ky dokument për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në vend.

Kryetarja Rama-Hajrizi në vazhdim i njoftoi nxënësit edhe me funksionin që ka dhe me punën që bën Gjykata Kushtetuese, me përbërjen e saj dhe me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve, si dhe me rolin aktiv që ka kjo gjykatë në mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend.  

Në përmbyllje të takimit, kryetarja Rama-Hajrizi u dhuroi nxënësve edhe nga një kopje të Kushtetutës, me urimin që duke e ruajtur dhe duke e respektuar atë, të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë.

Vizita e nxënësve u realizua nën organizimin e përbashkët të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Programit për Transformim të Lidershipit (TLP) të Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me rastin e shënimit të 10-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat