“Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet me vullnet dhe guxim politik”

Kosova

“Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet me vullnet dhe guxim politik”

Më: 4 prill 2018 Në ora: 07:03
Prishtinë

Procesi i normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk kërkon më shumë angazhim nga BE-ja, por më shumë vullnet politik të Kosovës dhe Serbisë.

Kështu të paktën po konsniderojnë nga Qendra për Politika Evropiane të Brukselit.

“Kosova dhe sidmos Serbia duhet të marrin përgjegjësi dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore”, tha Korina Stratulat nga kjo organizatë, transmetpon lajmi.net

Stratulat si eksperte për Ballkanin ka thënë se BE-ja nuk mund të bëjë më shumë për dialogun ndëmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Kosova dhe Serbia kanë përgjegjësi parësore për zgjidhje. I tërë procesi nuk është i BE-së, por i Kosovës dhe Serbisë”, thotë ekspertja e politikave në Ballkan.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat