Përmbushja e obligimeve tatimore ngrit mirëqenien e qytetarëve

Kosova

Përmbushja e obligimeve tatimore ngrit mirëqenien e qytetarëve

Më: 3 prill 2018 Në ora: 16:54
Foto nga takimi

Në mënyrë që nxënësit e shkollave të mesme të njoftohen me rolin e Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës, si dhe rëndësinë e tatimeve në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit, ATK është duke mbajt seminare nëpër shkolla të mesme.

Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, ATK ka përgatitur materialin në formë vizuele, ku gjatë prezantimit u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së tyre në të gjitha fushat e jetës, thuhet në komunikatën për media.

Njëherësh, nxënësit patën mundësinë që të ndjekin spotet mediale të ATK-së për rolin dhe funksionin që luan Kuponi Fiskal.

Nxënësit gjatë këtij prezantimi, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.

Ndryshe, deri më tani seminaret me nxënësit maturant janë mbajtur në 12 shkolla të mesme, në komunat Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan dhe Obiliq. Seminari do të vazhdojë edhe me nxënësit nga klasa e pestë në këto komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat