I ftohti merr fund. Nga kjo ditë rriten temperaturat dhe kthehet dielli

Kosova

I ftohti merr fund. Nga kjo ditë rriten temperaturat dhe kthehet dielli

Më: 27 mars 2018 Në ora: 09:36
Ilustrim

Ditëve të para të javës një vorbull ciklonike nga Mesdheu do të kaloj mbi rajonin tonë, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me shi.

Ndërkohë, rryma të ngrohta ajrore nga Afrika veriore gradualisht do të sjellin rritje të temperaturave, sidomos në pjesën e dytë të javës

Sot do të ketë mot me shi në mëngjes, e në vise malore mbi 1000m edhe me borë. Gjatë ditës kryesisht vranët, e në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Dita e nesërme do të jetë e ngjashme, me vransira dhe intervale me diell. Të mërkurën në mëngjes, në vise të ulëta mundësi për mjegull, e pasdite vende-vende nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje.

E tek të enjten moti do të përmirësohet ndjeshëm, ku temperaturat do të ngjiten në 14 gradë, e ditët e mëpastajme edhe në 16.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat