Masakra e Krushës, Pacolli: Kosova nuk duhet të harrojë të kaluarën

Kosova

Masakra e Krushës, Pacolli: Kosova nuk duhet të harrojë të kaluarën

Më: 26 mars 2018 Në ora: 14:35
Vajtimet ne maskaren e Krushes

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se vendi ynë asnjëherë nuk duhet të harrojë mizorinë dhe të kaluarën.

Ai në postim në Facebook shkruan se zhvillimi dhe fuqizimi i shtetit tonë është borxh që ne kemi ndaj të rënëve.

“Në përvjetorin e Masakrës së Krushës, përkulje dhe nderim për viktimat civile që mizorisht u vranë. Përkulje dhe respekt për dëshmorët që ranë në mbrojtje të popullatës civile. Në rrugëtimin e vet, Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë mizorinë dhe të kaluarën. Zhvillimi dhe fuqizimi i shtetit tonë është borxh që ne kemi ndaj të rënëve”, ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat