Mbi 60 për qind e fëmijëve në Kosovë kanë përjetuar dhunë në familje

Kosova

Mbi 60 për qind e fëmijëve në Kosovë kanë përjetuar dhunë në familje

Më: 25 mars 2018 Në ora: 23:50
Ilustrim

Në Kosovë, Agjencia e Statistikave tha se mbi 60 për qind e fëmijëve të intervistuar kanë pohuar përvojat e dhunës fizike dhe psikologjike brenda mjedisit familjar.

Përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë shprehen të shqetësuar me këtë shkallë të përdorimit të dhunës ndaj tyre.

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve publikoi një raport së fundmi ku vlerëson se dhuna në Kosovë vazhdon të konsiderohet si metodë që shfrytëzohet për edukimin dhe disiplinimin e fëmijëve.

Në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës, ky koalicion thotë se dhuna dhe ndëshkimi fizik i fëmijëve në Kosovë mbetet një normë sociale e pranuar dhe e vënë në jetë nga prindërit dhe shoqëria. Situata vazhdon të mbetet mjaftë shqetësuese, thonë përfaqësuesit e këtij koalicioni duke bërë thirrje për ndërgjegjësim në shkallë kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, për nxitjen e metodave pozitive të të qenit prind dhe të disiplinimit.

Lajmin e plotë KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat