Ministrja Reshitaj në Washington takon drejtuesit e MCC-së

Kosova

Ministrja Reshitaj në Washington takon drejtuesit e MCC-së

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:58
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, Albena Reshitaj dhe drejtuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), kryesuar nga drejtori, Jonathan Nash.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, Albena Reshitaj, po vazhdon takimet e rëndësishme me drejtues dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme amerikane në Washington.

Ministrja Reshitaj është pritur nga drejtuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit  (MCC), kryesuar nga drejtori, Jonathan Nash.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Departamentit të Politikave dhe Vlerësimit Thomas Kelly, drejtori Menaxhues i Programit te Përkrahjes James Gerard, Carolyn Wetzel Chen, zv. Drejtore dhe Udhëheqëse e Projektit për Menaxhimin e të dhënave të Mjedisit në Kosovë dhe Jenny Niedinger, zyrtare e Politikave dhe Vlerësimit.    

Në një komunikatë dërguar mediave, bëhet e ditur se temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte definimi i projektit për matjen dhe publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Kosovë.

Ministrja Reshitaj është shprehur e kënaqur që një pjesë e programit të MCC-së është mbështetja për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

“Nga ana tjetër udhëheqësit e MCC-së ri konfirmuan mbështetjen e tyre për Kosovën, duke theksuar se bashkëpunimi me ministrinë e mjedisit e ne veçanti me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit është shumë i rëndësishëm në arritjen e progresit në fushën e mjedisit e në veçanti në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Po ashtu ata potencuan rëndësinë e matjes dhe transparencës në publikimin e të dhënave për cilësinë e ajrit”, thuhet tutje në njoftim.

Ministrja Reshitaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Bankës Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat