Reagon Veliu: KEDS-i po e lë Podujevën pa rrymë

Kosova

Reagon Veliu: KEDS-i po e lë Podujevën pa rrymë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:16
Foto ilustruese

Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu ka reaguar me anë të një komunikatë në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në komunën që udhëheq ai.

Reagimi i Veliut:

Ditëve të fundit qytetarët e Komunës së Podujevës janë duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pa ndonjë orar të caktuar dhe të pa paralajmëruara nga KEDS-i.

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, dhe me orë të tëra, po e vështirësojnë jetën e qytetarëve në këto ditë të ftohta.

Pavarësisht çrregullimit drastik të furnizimit me energji elektrike KEDS-i nuk e ka parë të udhës të japë ndonjë informatë, apo sqarim.

Cilado qoftë arsyeja e ndërprerjeve të energjisë elektrike, kjo gjendje është e papërballueshme për qytetarët, institucionet (shkollat e ambulancat), por edhe bizneset në komunën e Podujevës, të cilat po pësojnë.

Kërkojmë nga KEDS-i që sa më parë të ndërmarrë masat e duhura për furnizimin e rregullt me energji elektrike në komunën e Podujevës, por edhe të ketë trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët, sepse është evidente se jo një të gjitha komunat ka ndërprerje-reduktime të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat