Rashiti pret që rekomandimi për liberalizim të vizave të ndodhë në qershor

Kosova

Rashiti pret që rekomandimi për liberalizim të vizave të ndodhë në qershor

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:06
Naim Rashiti

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Naim Rashiti, ka shprehur bindjen e tij se pas ratifikimit të demarkacionit do të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave, dhe se rekomandimi mund të vjen në qershor, më së largu në shtator.

“Është mrekulli, më në fund”, tha Rashiti në Zonën e Debatit, duke shtuar se nga kjo çështje janë nxjerrë edhe dy-tre mësime.

“Çështja tjetër është metodologjia e punës së institucioneve dhe liderëve duhet të ndryshojë, dhe të ketë një parapërgatitje për çfarëdo lloj marrëveshje që bëhet”.

“Edhe pse u kry, nuk është dashur që të kryhet siç ka përfunduar dje”.

“Këto tre-katër mësime janë shumë të rëndësishme për procesin e shtet-ndërtimit, që të mos kemi telashe të përsëritura të cilat do të vijnë dhe do të jenë edhe më të rënda”.

Rashiti tha se raporti vlerësues i BE-së është progresiv, ndërsa për çështjen e demarkacionit tha se ka qenë vendim që duhej marrë nga deputetët e Kosovës.

“Demarkacioni ishte çështje vendimi, akti. Duhej bërë akti në mënyrë që të kalohej në pjesën e vlerësimit progresiv”.

“Në qershor jam i bindur që në qershor do të ketë një rekomandim të fuqishëm, dhe ndoshta edhe një vendim por më së largu në shtator”.

Ai shprehu bindjen e tij se pas ratifikimit të demarkacionit, do të ndodhë edhe përshpejtimi i procesit për liberalizim të vizave.

“Jam i bindur që procesi i liberalizimit të vizave do të përshpejtohet”, tha Rashiti.

Sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, Rashiti bëri të ditur se kjo i mbetet institucioneve kosovare që ta pasqyrojnë situatën sa më mirë që është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat