Kërkohet angazhim më i madh për procedimin e projektligjeve

Kosova

Kërkohet angazhim më i madh për procedimin e projektligjeve

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:54
Kryesia e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin e sotëm me kryetarët e komisioneve, kërkoi angazhim më të madh për procedimin e projektligjeve, duke ua përkujtuar atyre se një mori projektligjesh nuk iu kanë nënshtruar akoma leximit të parë, ndërkaq numri i atyre që do të kalojnë në dëgjimin e dytë është akoma i madh.

Ai tha se në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare janë 39 projektligje, 7 projektligje  prej tyre 3 marrëveshje ndërkombëtare, janë në procedurën e shqyrtimit në seancë plenare, dy projektligje të gatshme për shqyrtim të dytë në seancë plenare, 29 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare, 10 projektligje, për mendim në Qeveri, të cilat pritet të procedohen nga Kryesia e Kuvendit.

Kreu i Kuvendit, po ashtu bëri të ditur se 9 projektligje, në mesin e të cilëve edhe ai për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, ai mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, duhet të procedohen në seancë plenare deri më 31 mars.

Nga ana e tyre, kryetarët e komisioneve pasi raportuan për gjendjen e projektligjeve në procedurat e shqyrtimit të tyre, thanë se shumica nga projektligjet do të procedohen në harmoni me afatin e paraparë sipas rregullores së Kuvendit.  

Ata po ashtu u zotuan për një efikasitet edhe më të shtuar lidhur me projektligjet që kanë të bëjnë me agjendën e integrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat