Minxhozi: Votimi i demarkacionit është fitore e Kosovës

Kosova

Minxhozi: Votimi i demarkacionit është fitore e Kosovës

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:38
Qemal Minxhozi

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se votimi i Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, do të thotë një fitore, jo vetëm e klasës politike, por e mbarë shoqërisë së Kosovës.

Ai ka thënë se pas trysnisë së madhe të shoqërisë është miratuar demarkacioni, votimi i së cilit sipas tij, është i vonuar.

“Por nuk është vonë për të realizuar ato objektiva, dhe për të rrugëtuar sa më shpejt drejt Bashkimit Evropian (BE). Kjo votë do të thotë hapje e rrugës për liberalizimin e vizave, ku pengesa kryesore që e ka mbajtur Kosovën larg nga ky proces shumë i rëndësishëm ka qenë tema e demarkacionit”, ka shtuar Minxhozi.

Po ashtu ai në këtë intervistë ka folur edhe rreth bashkëpunimit ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat