Podujevë: Nxënësi hedh gaz lotsjellës në shkollë

Kosova

Podujevë: Nxënësi hedh gaz lotsjellës në shkollë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Një nxënës i klasës së tetë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë të Podujevës ka hedhur një substancë që besohet të jetë ose gaz lotsjellës ose sprej në korridoret e shkollës.

Si pasojë, pesë nxënës të kësaj shkolle janë dërguar për tretman mjekësor dhe pas pranimit të ndihmës profesionale tashmë ata janë në gjendje të mirë.

Nxënësi që ka hedhur substancën është larguar menjëherë dhe ende nuk dihet se ku gjendet.

Drejtori i Shkollës, Ismet Jashari, ka thënë për Klan Kosovën se gjithçka ka ndodhur në pushimin e gjatë, pas dy orëve të para.

“Nxënësi ka ikur, ende nuk dihet nëse është hedhur gaz, apo sprej”, deklaroi drejtori Jashari.

“Pesë nxënëseve u është dhënë ndihma në ambulancën afër këtu, pastaj në shtëpinë e shëndetit. Fëmijët tani janë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat