Konfirmohet që Kosova bëhet pjesë e agjendës së INTERPOL-it

Kosova

Konfirmohet që Kosova bëhet pjesë e agjendës së INTERPOL-it

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:24
INTERPOL

Kosova bëhet pjesë e agjendës së INTERPOL-it - Policisë Ndërkombëtare.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga Kastrion Muçolli, këshilltari i ministrit të Brendshëm, duke mos dhënë detaje të tjera.

Pra, Kosova shumë shpejt mund të jetë pjesë e INTERPOL-it nëse i siguron votat e mjaftueshme të shteteve anëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, e ka njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn, se anëtarësimi i Kosovës ka hyrë në agjendën e INTERPOL-it – Policisë Ndërkombëtare. Gjithçka do të ndodhë në Dubai, në nëntor të këtij viti

Në letrën njoftuese drejtuar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Stock, thotë se ndihet i nderuar që për këtë është diskutuar në Komisionin Ekzekutiv të INTERPOL-it, i cili e ka pranuar aplikacionin e Kosovës.

Vitin e kaluar autoritetet në Kosovë deklaruan se kishin hequr dorë nga anëtarësimi në INTERPOL, Asambleja e Përgjithshme e së cilës u mbajt në 26 deri 27 shtator 2017, për shkak se nuk kishte votat e mjaftueshme.

Kjo është letra e plotë e sekretarit të përgjithshëm e siguruar 

I nderuar ministër,

I referohem aplikacionit në pritje për anëtarësim në INTERPOL nga Republika e Kosovës.

Jam i nderuar të ju njoftoj se Komisioni Ekzekutiv i INTERPOL-it, në takimin më 6-8 mars, gjatë sesionit të 197-të, ka diskutuar aplikacionin për anëtarësim të Republikës së Kosovës në INTERPOL.

Në përputhje me dispozitat e artikullit të katërt të Kushtetutës së INTERPOL-it dhe Rezolutës së Përgjithshme të Asamblesë GA-2017-86-RS-01, aplikacioni i Republikës së Kosovës për INTERPOL është vendosur që të shqyrtohet në agjendën e përkohshme të sesionit të 87-të të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat