Foggo: Transformimi i FSK-së bëhet me ndryshime kushtetuese

Kosova

Foggo: Transformimi i FSK-së bëhet me ndryshime kushtetuese

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:10
Admirali James Foggo gjatë ligjëratës para studentëve të Kolegjit AAB

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, ndërsa ura e Ibrit mund të hapet vetëm nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka deklaruar komandanti i NATO-s me bazë në Napoli, admirali James Foggo gjatë ligjëratës para studentëve të Kolegjit AAB.

Komandanti Foggo tha se transformimi i FSK-së në ushtri nuk mund ta bëjë NATO , por duhet të bëhet përmes reformave kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e shumicës në Kuvend të Kosovës.

Foggo: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura bëhet me ndryshime kushtetues

 “Sa i përket tranzicionit nga FSK-ja në diçka tjetër njerëzit po ma bëjnë këtë pyetje gjatë gjithë kohës, dëgjoni NATO a do i ndihmojë FSK-së me u bë Forca të Armatosura nuk mund ta bëjmë na këtë ju, qeveria e Kosovës ju duhet me bë mënyrën si është shumë thjeshtë e përcaktuar nëpërmes reformave kushtetuese...Nëse iu pyes çfarë shumice iu duhet për me votua reformat kushtetuese për me bo FSK-në në Forca të Armatosura me siguri do të më tregoni dy të tretat e shumicës në parlamentin tuaj, kjo është ajo çka iu duhet për me e bë në mënyrë të drejtë dhe sipas Kushtetutës sepse Kushtetuta e përcakton multietnicitetin tuaj nuk mund të bëhet në mënyrë tjetër...Kjo është çështje apo pyetje e Kosovës për me bë në mënyrë si duhet ju duhet ta ndryshoni Kushtetutën edhe kjo kërkon dy të tretat e shumicës”, tha Foggo.

Duke u shprehur i impresionuar me rininë e Kosovës admiralit  i NATO-së  tha se  zhvillimi ekonomik, respektimi i  të drejtë të barabarta për të gjithë qytetarët është rruga më e sigurt drejt vendeve euroatlantike.

Admirali Foggo para studentëve u shpreh se për hapjen e urës së Ibrit janë duke punuar me autoritet vendore, por mbetet çështje e Qeverisë dhe njerëzve të vendit që ta bëjnë të qarkullueshme atë urë.

Foggo:Qeveria duhet ta hap atë urë

“Pse nuk kemi qarkullim nga rruga veriore në jugore apo nga jugore në veriore sa do të shkoj kështu, gjeneral Cuoci është duke punuar me autoritet vendore prej të dyja anëve pjesës veriore dhe jugore por edhe Prishtinë dhe unë mendoj që do të jetë shumë e rëndësishme shumë simbolike dhe shumë e domosdoshme që të tregohet që të dyja anët e urës në të cilat ka pasur shumë dhunë ,mund të gjejmë mënyrën se si t’ia dalin, ne nuk mund ta bëjmë është Qeveria juaj dhe njerëzit tuaj dhe ju duhet ta bëni pra unë iu ngarkoj juve me këtë përgjegjësi që ta hapni atë urë“, tha admirali Foggo.

Për transformimin  e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës ka folur edhe komandanti i KFOR-it  Salvatore Cuoci, i cili tha se FSK-ja është në drejtim e duhur.

Por, transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës mund të bëhet vetëm përmes Kushtetutës.

Cuoci: FSK është në drejtimin e duhur

 “Kjo është një shenjë se është duke u bërë mirë është duke u shkuar në drejtimin e duhur sepse jeni duke përfshirë të  gjitha minoritetet në këtë organizatë dhe ata janë duke punuar shumë mirë janë profesionist të vërtet ata kanë intervenuar në Shqipëri kur kanë qenë vërshimet...Ata janë këtu për të punuar dhe për të shërbyer për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe minoritetet, normalisht se ka përpjekje të shtrihen edhe më shumë në zona tjera janë në drejtim të duhur janë duke pritur dhe cilado çoftë e ardhmja e tyre duhet të vendoset në bazë të Kushtetutës”, tha  Cuoci.

Sipas Cuocit situata në vend është përmirësuar dhe çdo ditë po bëhet më mirë fal maturisë së treguar nga institucionet vendore drejt demokracisë.

Sipas tij për institucionet vendore mbetet sfidë që duhet të tejkalohet për të shkuar drejtë integrimeve euroatlantike edhe ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Cuoci: Sfidë mbetet edhe demarkacioni

“Ka një vullnet për të krijuar një të ardhme më të mirë të vendit dhe normalisht institucionet janë duke e bërë më të mirën, mendojmë që ata mund të bëjnë edhe më shumë ata kanë sfida, sikurse kjo sfida e sotme që është marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi dhe nëse kjo bëhet do të ishte edhe një shenj tjetër edhe një hap drejt integrimit euroatlantik duke bërë fitimi i liberalizimit të vizave. Luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit dhe institucionet e Kosovës janë duke parë se ku është lidhja për të vazhduar në aspirimin dhe integrimin dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse e ardhmja juaj është në Evropë“, tha ai.

Komandanti i KFOR-it, shpreson se Kosova shpejt do jetë pjesë e vendeve evropiane, dhe sipas tij KFOR-i do jetë i gatshëm që të punojnë bashkë me institucionet e Kosovës për të përmirësuar më tej situatën në Kosovë./B.Ibishi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat