Gaz lotsjellës në seancë? Zyrtarë të Kuvendit thonë se kanë marrë masa

Kosova

Gaz lotsjellës në seancë? Zyrtarë të Kuvendit thonë se kanë marrë masa

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:38
Foto arkiv

Po raportohet se Vetëvendosja ka bërë përgatitje që me gaz lotsjellës ta pengojë votimin e Demarkacionit edhe pse dje këtë e bënë në mënyrë të butë, duke protestuar me vetëm disa kuti të një peticioni të qytetarëve kundër Demarkacionit. Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës thonë se futja e gazit lotsjellës nuk është diçka e pamundur, por ata thonë të kenë marrë masa për mbarëvajtjen e seancës

Lëvizja Vetëvendosje javë më parë ka futur gaz lotsjellës në Kuvend, është raportuar sot në media. Një deputet i Grupit të Pavarur të Deputetëve i ka treguar Insajderit se Grupi i Vetëvendosjes ka kërkuar prej tyre që bashkërisht ta hedhin gazin. Por grupi i Visar Ymerit nuk ka pranuar.

Por, në një përgjigje, në Kuvend nuk e hedhin poshtë mundësinë e futjes së gazit lotsjellës në Kuvend, por thonë të jenë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

“Kuvendi i Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e seancës parlamentare”, thuhet në një përgjigje të dhënë nga Kuvendi.

Debati për Demarkacionin e Malit të Zi ka përfunduar dje, ndërsa sot në orën 11:00 pritet që të dalë në votim Projektligji i Demarkacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat