Bëhet lansimi i aktiviteteve promovuese për PISA 2018

Kosova

Bëhet lansimi i aktiviteteve promovuese për PISA 2018

Më: 21 mars 2018 Në ora: 07:12
PISA 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim meDeutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH do të organizojë konferencë për media për të filluar pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018 dhe për të lansuar fushatën përkatëse, e cila është pjesë e Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë.

Qëllimi i kësaj konference është që të njoftohet publiku për procesin e vlerësimit PISA 2018, të ndahen informacione të detajuara lidhur me PISA dhe të lansohen aktivitetet vetëdijesuese për nxënësit lidhur me vlerësimin PISA 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat