Pacolli merr porosi në Bruksel për Demarkacionin

Kosova

Pacolli merr porosi në Bruksel për Demarkacionin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 19:57
Behgjet Pacolli dhe Tanja Fajon

Pas fjalimit në Komisionin e jashtëm të Parlamentit në Bruksel, qëndrimi i ministrit të jashtëm dhe numrit dy të qeverisë, Behgjet Pacolli, vijoi me takime. Igor Soltes, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian shtroi drekë për  nder të ministrit Pacolli.

Më pas, ai pati një takim  me eurodeputeten njëherit raportuese për Kosovën, Tanja Fajon.

Si do ecet përpara me liberalizimin e vizave, ishte tema kryesore në këtë takim. Votimi i demarkacionit, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, ishin tema të tjera.

Fajon shprehu vullnetin për ta mbështetur Kosovën në këtë fazë të zhvillimit, duke mbetur kështu një mike e madhe e Kosovës.

Seria e takimeve vijoi me njërin nga drejtuesit e Grupit Parlamentar Popullor, zëvendëskryetarin, Andrej Kovacev.

“Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën si ka bërë prej Pavarësisë deri në ditët e sotme, kur ajo udhëheq Bashkimin Europian”,  i tha Andrej Kovacev, shefit të diplomacisë kosovare

Më pas, kryediplomati kosovar, takoi dy drejtues të Grupit liberal në Parlamentin Europian, Hans Van Baalen, Kryetar i grupit parlamentar të ALDE dhe Ilhan Kyuchyuk, Zv/Kryetar i këtij grupi, transmeton Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat