Nesër shi, pasnesër dëborë

Kosova

Nesër shi, pasnesër dëborë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 19:42
Ilustrim

Ngrohje graduale do të ketë nga e diela gjatë ditës, ku të reshurat do të jenë kryesisht të shiut.

Të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës, paralajmëron për nesër DPHM. Më shumë të reshura do të ketë në Maqedoninë Veriperëndimore ku në nivel do të bien mbi 15 l/m2.

Nga e enjtja rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të masës së ftohtë të ajrit e cila do të shkaktojë mot me vranësira  me të reshura të përkohshme të dëborës, ndërsa në pjesën  jugperëndimore të shiut. Në nivel lokal do të ketë kushte edhe për paraqitje të shiut të ngrirë. Më shumë reshje të shiut do të ketë të enjten, ku në shumë vende pritet të bien rreth 20 l/m2.

Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë e ulët e dëborës, ndërsa në pjesët malore dukshëm do të rritet. Ngrohje graduale do të ketë nga e diela gjatë ditës, ku të reshurat do të jenë kryesisht të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat