Përmbytet Klina, mobilizohet Komuna

Kosova

Përmbytet Klina, mobilizohet Komuna

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:35
Klinë

Pas reshjeve të pandërprere të shiut, në lumenjtë dhe përroskat e Klinës, është rritur dukshëm niveli i ujit, por nuk është raportuar për përmbytje në shtëpi banimi.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Klinës e cila së bashku me Policinë e Kosovës është mobilizuar në rast të përmbytjeve.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka pasur një takim me Komandantin e Stacionit të Policisë në Klinë, toger Rexhë Berisha, ka treguar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në rast të vërshimeve.

Ndërsa, Ibër Elezaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, njofton se kanë qenë në terren dhe përveç vërshimeve në tokat bujqësore nuk ka përmbytje në shtëpi të banimit.

“Jemi në gjendje gatishmërie. Situata është në kontroll”, tha Elezaj.

Sipas tij, ekipet komunale kanë intervenuar në fshatin Zajm të Klinës, afër tregut të bagëtive, në hapjen e kanaleve dhe vendosjen e zhavorrit për të parandaluar vërshimet e mundshme.

Në fshatin Jashanicë të Epërme të Klinës, raportohet se uji nga përroska ka dalë mbi urë dhe ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në atë pjesë. Ekipet komunale janë në terren dhe janë duke vëzhguar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat