Malishevë: Apel për kujdes të shtuar

Kosova

Malishevë: Apel për kujdes të shtuar

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:35
Malishevë

Bazuar në paralajmërimet e hershme dhe situatën aktuale hidrometeorologjike, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apelon tek qytetarët që ti ndërmarrin masat e duhura, konform ligjit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, për mbrojtje personale dhe reciproke, duke u shmangur nga lëvizjet e panevojshme, si dhe në rast të përmbytjeve të mundshme, ti shfrytëzojnë rrugët alternative. Për çdo rast, luten qytetarët që të kontaktojnë numrin emergjent 112.

Gjendja aktuale është e mirë dhe në kontroll. Komunikacioni zhvillohet normalisht, mirëpo vende të caktuara kërkohet të bëhet vozitje e kujdesshme, pasi prurjet e ujërave janë të mëdha, si pasojë e reshjeve të pandërprera. Lumi Mirusha, në disa vende ka dalë nga shtrati i tij dhe ka toka bujqësore të përmbytura, sidomos në pjesën perëndimore të rrjedhës së lumit Mirusha.

Rruga Mirushë-Gurbardh, është e pakalueshme, pasi është mbuluar ura mbi liqenin në Mirushë.

Ekipet komunale të emergjencave, janë në gatishmëri të plotë dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës nga reshjet.

Qytetarët do të jenë të informuar në vazhdimësi nga ekipet përgjegjëse komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat