Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së

Kosova

Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:47
Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në mbledhjen e sotme, ka aprovuar rezultatet e komisionit vlerësues për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Veton Firzi, kryesues i komisionit vlerësues, para Bordi Drejtues ka prezantuar rezultatet  e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe procedurat e ndjekura nga komisioni deri në rezultatet finale.

 Kryesuesi i Bordit Drejtues Naser Ramadani, ka falënderuar  Firzin, përderisa në emër të Bordit Drejtues i ka uruar suksese dhe punë të mbarë drejtorit të sapozgjedhur Basri Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat