Në QKUK operohen me sukses problemet në arterien e qafës

Kosova

Në QKUK operohen me sukses problemet në arterien e qafës

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:11
QKUK

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK ka njoftuar se e ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në arterien e qafës të një pacienti 59 vjeçar.

“Pacientët që kanë nevojë për të kryer operacione në arterie të qafës, nuk kanë nevojë të drejtohen për trajtim jashtë vendit, siç ka ndodhur me një pacient të cilit për intervenim në një klinikë në Shkup, i ishin dashur 11 mijë euro, përderisa me plotë sukses këtë intervenim e ka kryer në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK”, thuhet në njoftimin e Klinika e Kirurgjisë Vaskulare.

Pacienti H.A., i lindur me 1959, i cili vuante disa vjet nga ishemia e trurit, me infarkte te përsëritura trunore, kishte kryer disa vizita dhe ekzaminime mjekësore në Shkup, por ka vendosur që këtë operacion të kryente në QKUK.

Intervenimi ishte kryer për një kohë të shkurtër më pak se një orë me dhe pas disa minutave, u realizua hapja komplete e arteries së majtë të qafës.

Për pacientin pas intervenimit, 24 orë është kujdesur stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qendror.

Intervenimin e kryen Dr. Elmi Olluri, i asistuar nga Dr. Driton Parduzi dhe Dr. Albion Haxhijaha, ekipin e anesteziologjisë e ka udhëhequr Dr. Lavdim Morina, asistuar nga ekipi i instrumentareve dhe teknikeve të anestezionit.

Operacionet e natyrës se tillë realizohen nga të gjithë kirurgët vaskularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat