Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shihet të jetë mjaftë e angazhuar – sidomos me vizita jashtë vendit.
Pas përfundimit të mandatit, Presidentja Jahjaga ka qenë e angazhuar në iniciativa të ndryshme sociale.
Prej tash, ajo do t’ia shtojë vetes edhe një obligim publik.
Të martën që vjen ajo do të themelojë fondacionin “Jahjaga”.
Ish presidentja është e angazhuar edhe në çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.