Reagimi i Policisë pas plagosjes së policëve në Junik

Kosova

Reagimi i Policisë pas plagosjes së policëve në Junik

Më: 18 mars 2018 Në ora: 00:43
Policia e Kosovës

Një video e rrallë është shfaqur në emisionin “Drejtësia në Kosovë”. Ekipet e emisionit ishin pjesë e ndërhyrjes së njësive special të policisë në momentet kur ata kishin marrë njoftimin për plagosjen e një polici në Junik.

Ngjarja është regjistruar në muajin mars të vitit 2012 ndërsa shfaqë pamjet e reagimit të njësive të policisë nga stacioni i Pejës në drejtim të  Junikut. Policët ishin duke patrulluar në këmbë në Junik në momentin kur ata ishin qëlluar me armë zjarri nga një qytetar i kësaj komune. Ngjarja është sqaruar tutje me arrestimin e të dyshuarve dhe mbledhjes së provave relevante.

Në intervenim janë thirrur edhe njësitë speciale të Policisë. Ndiqni pamjet e policëve të plagosur të filmuara pak momente pas ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat