Erërat e fortë lënë disa fshatra të Pejës pa rrymë

Kosova

Erërat e fortë lënë disa fshatra të Pejës pa rrymë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 20:20
Ilustrim

Tash e një kohë, disa fshatra të komunës së Pejës kanë mbetur pa energji elektrike.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, sipas të cilit po punohet për kthimin në rrjet.

“Ka prishje në disa fshatra sepse ka erëra të forta, por jo reduktime të rrymës. Ekipet janë në teren dhe po japin maksimumin. Gjithçka do të rregullohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Buzhala.

Ai ka bërë të ditur se janë disa fshatra ku ka prishje si pasojë e erërave të forta, si Vitomerica, Zahaqi dhe lokalitetet përreth tyre, derisa në Loxhë kanë intervenuar për shkak te sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat