Ish ushtaraku i KFOR-it Austriak nuk ndalet, ai sjell ndihma përsëri në Kosovë

Kosova

Ish ushtaraku i KFOR-it Austriak nuk ndalet, ai sjell ndihma përsëri në Kosovë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 00:05
Andreas Jungwirth ka vizituar përsëri Kosovën dhe Komunën e Suharekës

Andreas Jungwirth , ish ushtarak i KFOR-it austriak i cili shërbeu në Kampin “Casablanka” në Shirokë në vitin 2003, së bashku me bashkëshortën e tij Claudia, dheme një familje tjetër nga Austria Marktl, ka vizituar përsëri Kosovën dhe Komunën e Suharekës.

Ai edhe kësaj radhe ka sjell ndihma pako ushqimore për 60 familje të varfëra si dhe nga tri metërkub dru për ngrohje për 10 familje. Pasi kishte shpërndarë ndihmat për rreth 7 ditë rresht ditën e fundit humanistët nga Austria, kane takuar kryetarin e Komunës së Suharekës  Bali Muharremaj dhe nënkryetarën  Mihrije Suka, me të cilët ka biseduar rreth përshtypjeve që kishte gjatë kohës sa ishte në shërbim të KFOR-it dhe tash pas një kohe duke thënë se Kosova, por edhe Suhareka po ndryshon gjithmonë në të mirë.

Kryetari Muharremaj dhe nënkryetarja Suka kanë shprehur falenderim për angazhimin e çiftit Jungwirth dhe atij Marktl,për të ndihmuar shtresën e varfër në Kosovë dhe për humanitetin e lartë që kanë. Ndërsa humanistët nga Austria kanë premtuar se sërish do të vijnë në shtator për të sjellur ndihma për skamnorët- Njofton Zyra për Informim në Komunën e Suharekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat