LDK kërkon nga gjyqësori të jenë të pavarur

Kosova

LDK kërkon nga gjyqësori të jenë të pavarur

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:21
Armend Zemaj

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe mbi të gjitha në mënyrë të pavarur.

Armend Zemaj në emër të  LDK-së kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbahen nga komentet dhe mos të ndërhyjnë në punën e gjyqësorit.

Zemaj: Kuvendi të rezervohet nga komentimi i organeve të drejtësisë

“Çdo tendencë për të ndikuar në punën e tyre është në kundërshtim me rregullimin kushtetues të Kosovës. Edhe ne si Kuvend, si institucion me i lartë i shtetit duhet të ruajmë pavarësinë në vendimmarrje të institucioneve të drejtësisë. Është fakt i pamohueshëm se organet e drejtësisë në Kosovë në raste jo të rralla janë vonuar në vendosjen e drejtësisë, por ne besojmë se këto organe në fund të fundit duhet të marrin vendime meritore. Ftojmë kolegët deputetë të respektojnë parimin e ndarjes së pushteteve, dhe të vendoset drejtësia pa përjashtim. Njëherit bëjmë ftesë që Kuvendi të rezervohet në komentimin e vendimeve të organeve të drejtësisë ashtu siç po ndodh nga foltoret e deputetëve dhe Kuvendit”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat