Kreu i Supremes merr pjesë në forumin mbi Sundimin e Ligjit në Evropën Juglindore

Kosova

Kreu i Supremes merr pjesë në forumin mbi Sundimin e Ligjit në Evropën Juglindore

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:59
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, i shoqëruar nga gjyqtari Agim Maliqi, po marrin pjesë në Forumin e pestë rajonal mbi Sundimin e Ligjit në Evropën Juglindore, i cili po mbahet sot, në Maqedoni.

Diskutimet e pjesëmarrësve në forum, janë fokusuar në obligimet pozitive të shtetit dhe mbi zbatueshmërinë e nenit 3 gjatë paraburgimit, keqtrajtimit të personave veçanërisht të lëndueshëm, siç janë fëmijët, dhe ata me probleme mendore, keqtrajtimi i emigrantëve si dhe përdorimi në procedimet penale, të dëshmive të nxjerra përmes torturës.

Përmes këtij forumi synohet promovimi dhe zbatimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel kombëtar, inkurajimi i bashkëpunimit rajonal në zhvillimin e
vazhdueshëm të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe përkrahja e procesit të integrimit të rajonit në BE.

Pjesëmarrësit ishin nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat