Me programin ‘Praktikë në Punë’ synohet rritja e punësimit të të rinjve

Kosova

Me programin ‘Praktikë në Punë’ synohet rritja e punësimit të të rinjve

Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:34
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Ministria e Punës, ajo e Tregtisë dhe UNDP kanë ndarë sot 200 certifikatat për përfituesit e programit Praktikë në Punë.

Programi i lansuar para disa muajve i ka dhënë mundësinë rreth 200 të sapo diplomuarve të kryejnë një praktikë tre mujore në ndërmarrjet të ndryshme të sektorit privat në gjithë Kosovën.

Valbona Bogujevci nga UNDP tha se sektori privat ka nevojë për një fuqi punëtore profesionale, dhe kjo praktikë,  sipas saj mundëson edhe plotësimin e CV-ve të dhe për t’u përgatitur për tregun e punës.

Bogujevci: Synojmë dy objektiva përmes këtij programi

“Ne synojmë me i arrit dy objektiva përmes këtij programi, së pari tju ofrojmë të sapo diplomuarve mundësi praktike në sektorin privat, kjo praktikë ju mundëson atyre që të fuqizojnë dhe ti pasurojnë CV-të e tyre dhe të bëhen më konkurrues në tregun e punës. Dhe objektivi I dytë është që ofrojmë mundësi bizneseve që të trajnojnë të rinjtë dhe të rejat në profesionet  caktuara pa kosto shtesë e t’i bëjnë gati për punësim në të ardhmen”, ka thënë Bogujevci.

Besian Mustafa nga KIESA, ka thënë se ky projekt për KIESA ka qenë objektiv për zhvillimin e bizneseve dhe trajnimin e të rinjve.

Punësimi, ai tha se është një objektiv tjetër kryesisht në sektorin privat. Mustafa tha se ky projekt po shënon rezultate, ndaj shpreson që edhe në të ardhmen së bashku me UNDP dhe MPMS, që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përfitojnë sikur praktikantët.

Mustafa: Programi për ne ka objektivë industriale e të zhvillimit ekonomik

“Ne si KIESA e patëm filluar këtë projekt para 5-6 viteve me një objektivë të dyfishtë, sepse ne si MTI objektivin e punësimit dhe përgatitjes për punësim ia lëmë Ministrisë së Punës, andaj, për neve ka qenë më shumë objektivë industriale ose objektivë e zhvillimit ekonomik me dy nën objektiva. Në njërën anë që studentët të transferojnë njohuri të tyre të fundit akademike e shkencore tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe njëkohësisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të ndajnë njohuritë e tyre teknike operative me këtë student”, ka thënë Mustafa.

Drin Haraqia nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se në kuadër të këtij projekti kanë qenë 200 praktikantë që kanë zhvilluar këto praktika nëpër biznese. Kjo praktikë, sipas tij, do të vazhdojë edhe më tutje gjatë këtij viti.

Haraqija: Programi ka për qëllim rritjen e punësimit

“Në kuadër të angazhimeve të Agjencisë së Punësimit është edhe marrja e masave për rritjen e punësimit të të rinjve apo për përmirësimin e kushteve dhe mundësisë së tyre për kyçje në tregun e punës. Në këtë drejtim ne kemi për detyrë realizimin e detyrave dhe objektivave tona kryesisht për mes masave aktive të tregut të punës. Në kuadër të masave aktive, është edhe kjo masë ku ju jeni si përfitues që ka qenë programi Praktikë në punë, është vet punësimi, subvencionimi i pagave, trajnimi, aftësimi dhe të tjera”, ka thënë Haraqija.

Ai tha se fokusi kryesor i këtij programi është punësimi i të rinjve.

Ministria e Punës, ajo e Tregtisë dhe UNDP kanë ndarë sot 200 certifikatat për përfituesit e programit Praktikë në Punë.

Programi i lansuar para disa muajve i ka dhënë mundësinë rreth 200 të sapo diplomuarve të kryejnë një praktikë tre mujore në ndërmarrjet të ndryshme të sektorit privat në gjithë Kosovën.

Valbona Bogujevci nga UNDP tha se sektori privat ka nevojë për një fuqi punëtore profesionale, dhe kjo praktikë,  sipas saj mundëson edhe plotësimin e CV-ve të dhe për t’u përgatitur për tregun e punës.

Besian Mustafa nga KIESA, ka thënë se ky projekt për KIESA ka qenë objektiv për zhvillimin e bizneseve dhe një transfer i dyanshëm.

Punësimi është një objektiv tjetër për sa më shumë punësime kryesisht në sektorin privat .

“Ky projekt po realizon rezultate, ndaj shpresojmë që edhe në të ardhmen së bashku me UNDP dhe MPS, që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përfitojnë sikur praktikantët”, ka thënë Mustafa.

Drin Haraqia nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se në kuadër të këtij projekti kanë qenë 200 praktikantë që kanë zhvilluar këto praktika nëpër biznese. Kjo praktikë, sipas tij, do të vazhdojë edhe më tutje gjatë këtij viti. Ai tha se fokusi kryesor i këtij programi është punësimi i të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat