Latifi vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Rahovec

Kosova

Latifi vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Rahovec

Më: 16 mars 2018 Në ora: 09:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Samir Mustafa, kanë vizituan Qendrën për Punë Sociale në Rahovec (QPS).

Gjatë vizitës, Latifi u prit në takim nga drejtori i QPS-së Bilbil Oruqi, dhe punëtorët e kësaj qendre.

“Drejtori Oruqi gjatë takimit e ka njoftuar Kryetarin, për funksionimin dhe rritjen e efikasitetit të këtij institucioni, për shqetësimet që ka QPS-ja, për skemat sociale si dhe punën e cila është duke u bërë në vazhdimësi për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Sipas këtij njoftimi, Latifi, u shpreh i gatshëm që në mënyrë institucionale t'ju ofroj mbështetjen e duhur për personelin e këtij institucioni, në mënyrë që  punët në këtë institucion të ecin mirë dhe qytetarët të marrin shërbimet e tyre të cilët ofrohen në kuadër të QPS-së, pa ndonjë vonesë të pa arsyeshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat