Familja e Valdet Zeqirajt 30 mijë euro i japin për humanizëm

Kosova

Familja e Valdet Zeqirajt 30 mijë euro i japin për humanizëm

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:16
Valdet Zeqiraj

Familja e Valdet Zeqirajt, djaloshit nga Istogu që vdiq para pak ditësh duke humbur betejën me kancerin, ka bërë një gjest human.

Familjarët e Valdetit kanë paralajmëruar se shuma prej 30 mijë eurosh të grumbulluara për shërimin e djalit të tyre nuk do të iu mbetet atyre, por do ta formojnë një Fond Humanitar për t’i ndihmuar rastet e ngjashme për shërim.

“Qytetarët treguan vullnetin e tyre të mirë, por fati e deshi që Valdeti mos të vazhdojë jetën, por tu bashkohet shumë të tjerëve që shkuan nga e njëjta sëmundje. Uroj që ky fond kurrë mos të shpenzohet, por nëse ka nevojë lë të jetë në shërbim të nevojtarëve” ka thënë Halil Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat